75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përkundër barazimit me Irlandën, Lirim Kastrati i kënaqur me paraqitjen e Kosovës

Futbollisti i talentuar kosovar, Lirim Kastrati mori pjesë në ndeshjen e djeshme kundër Irlandës.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të 21-vjeçarëve, Kosova e grupmoshave, U-21 u përballë me të rinjët e Irlandës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin, ”Adem Jashari” përfundoi 1-1, ku golin e vetëm për Kosovën e shënoi Florent Hasani, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Dhe tani, Kastrati thotë se kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme nga skuadra, megjithatë sipas tij, fati i mungoi djelmoshave kosovar.

Në fund, ai i ka falënderuar tifozët kosovar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë ndeshjes.

”Ishte ndeshje e mrekullueshme nga ekipi, por ne ishim pa fat dhe morëm vetëm 1 pike, falemderit shumë të gjithë tifozëve për mbështetje, shihemi në ndeshjet tjera”, shkroi Kastrati në Facebook.

Përndryshe, Kastrati është aktualisht duke luajtur në kampionatin kroat, te Lokomotiva e Zagrebit./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor