16:24 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediat italiane ”turpërojnë” Balotellin pas paraqitjes së dobët mbrëmë

Paraqitja e Mario Balotellit në barazimin, 1-1 me Poloninë në Ligën e Kombeve është kritikuar mjaft shumë nga mediat italiane.

Sulmuesi i Nices nuk dukej në formë të mirë dje, teksa edhe selektori, Roberto Mancini konfirmoi se ”Super Mario” ka pasur një problem muskulor.

Problemet e tij fizike ishte parë para ndeshjes në ”Stadio Dall’Ara” në Bolonja , megjithatë Mancini zgjodhi të startojë me të.

Mediat shkruanin pas ndeshjes se Balotelli ngeci në fushën e lojës, duke e votuar si lojtarin më të dobët në fushën e lojës, transmeton IndeksOnline.

”Progres i ngadaltë. Glik dhe Bednarek ia dolën mjaft mirë ta mbulonin atë dhe ai nuk reagonte fare”.

”Nuk kishte dëshirë të luante deri sa u zëvendësua”, shkroi La Gazzetta dello Sport.

Ndërsa, Corriere dello Sport shkroi: ”I ngadaltë, i provokuar nga mbrojtësit polak, zhgënjimi i tij ishte i madh dhe ai shikonte vetëm poshtë”.

Dhe TuttoSport shhkroi: ” Ai është ende jashtë formës fizike dhe kjo i kushton shumë rëndë atij”.

Kujtojmë se Balotelli nuk ka stërvitur aspak gjatë verës me Nicen pasi që ka pasur disa probleme kontraktuale me klubin francez, që tashmë janë zgjidhur./IndeksOnline/