Zyrtare: Prizreni transferon njërin prej basketbollistëve më të mirë kosovar
Basketbollisti i njohur kosovar, Urim Zenelaj është përforcimi i radhës i KB Prizrenit.
Ai njihet si qendra më cilësore në basketbollin e Kosovës dhe tani ai është transferuar te klubi prizrenas.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur mbrëmë dhe sot është bërë edhe prezantimi, transmeton IndeksOnline.
Padyshim ky është përforcimi më cilësor i Prizrenit dhe i fundit në këtë afat kalimtar.
Me fondin aktual të lojtarëve, Prizreni beson se do t’ja dalë mbanë sezonin e ri në Superligë.
Përndryshe, Zenelaj ishte pjesë e Bashkimit deri më tani dhe së fundmi ka pasur edhe ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll./IndeksOnline/