Sekretari gjeneral i UEFA-s e viziton FFK-në
Sekretari gjeneral i UEFA-s, Theodore Theodoridis së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Thierry Favre dhe Denis Bastari, do të qëndrojnë gjatë ditës së hënë për vizitë në FFK, ku do të priten nga presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë.
Ata rreth orës 12:00 do t’i drejtohen për një prononcim mediave, derisa në mbrëmje do të jenë mysafirë special në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve që Kombëtarja e Kosovës do ta luajë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.