Diplomati kosovar “fikalli” vet rrugëve të Prishtinës
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj shpesh kishte nxitur opinionin e gjerë me qëndrimin e tij pēr shtetet si Turqia dhe Serbia. Sipas Dedajt, këto dy shtete synojnë rikthimin e tyre strategjik përmes emisarëve të tyre.
Mirëpo, përkundër reagimeve të shumta nga politikanët kosovarë prapë Dedaj nuk është shkarkuar, në kohën sa mbante pozitën e zëvendësministrit të jashtëm, madje ai është emëruar edhe ambasador i vendit tonë në Shkup.
Kurse, sot Indeksonline ka shkrepur fotografi ku shihet diplomati Dedaj teksa shëtitet rrugëve të Prishtinës. Madje, ai shihet i vetmuar pa ndonjë mbrojtje të afërt teksa niset për një drejtim të paditur për ne.
Më poshte shikoni foton:
Kujtojmë, se Dedaj më herët kishte mbajtur postin e Zëvendësministërit të Punëve të Jashtme. Ndërsa, para disa ditëve Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i kishte dhënë dekretin Dedajt për një mision të ri gjegjësisht përgjegjësi të re diplomatike në kuadër të ambasadorit për Republikën e Kosovës në atë të Maqedonisë./Indeksonline/