Pjesë e parë pa gola në Glasgow mes Skocisë dhe Shqipërisë
Ka përfunduar pjesa e parë në “Hampden Park” në sfidën mes Skocisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë në Glasgow mund të themi se i takoi skocezëve, pasi që në lojë Shqipëria ishte tejet dobët.
Pas triumfit ndaj Izraelit, kuqezinjtë e Panuçit janë në kërkim të një tjetër rezultati pozitiv për të siguruar në një farë mënyrë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C.
Shqipëria dhe Skocia nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, teksa është sfida e parë mes tyre.