Zyrtare: Pas pesë viteve, Kimmi Raikkonen lë Ferrarin
Ish-kampioni i botës, Kimi Raikkonen do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni.
Kjo është bërë e ditur nga ekipi italian në paraditën e sotme, dhe kështu 38-vjeçari largohet nga Ferrari pas pesë vitesh.
Ferrari nuk e ka konfirmuar ende zëvendësuesin e finlanezit, por pritet të jetë 20-vjeçari, Charles Leclerc, transmeton IndeksOnline.
I linduri në Monako, Leclerc do të jetë partner i Sebastian Vettel, pasi impresionoi në garat e F1.
E ardhmja e Raikkonen – pilotit të fundit të Ferrarit që e ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2007 – mbetet ende e paqartë.
”Kontributi i Kimi në ekip, si pilot si dhe në aspektin human, ka qenë fundamental. Ai ka luajtur rol krucial në zhvillimin e ekipit”, thuhet në njoftimin e Ferrarit./IndeksOnline/