Ju kujtohet Jackson Martinez? Nënshkruan me skuadrën që se njeh askush
Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Jackson Martinez ishte “kryefjala” në futbollin portugez.
Ai ishte pjesë e Portos dhe ishte golashënuesi më i mirë në ligë (92 gola në 136 ndeshje), shkruan indeksonline.
Kolumbiani u transferua ën Atletico Madrid por nuk e justifikoi shumën e paguar për të, ku në 15 ndeshje shënoi vetëm 12 gola.
Më pas u transferua në Kinë për një shifër rekord rreth 42 milionë euro, por zhvilloi vetëm 16 ndeshje me Guangzhou Evergrande.
Megjithatë, në Kinë askush nuk ishte i impresionuar. Në dy vjet e gjysmë, ka luajtur vetëm 16 ndeshje dhe shënoi katër gola, ai luftoi me lëndime dhe vendosi për të bërë një fillim të ri në Evropë.
Tani një 31-vjeçar, pa formën fizike, u kthye në Portugali si huazim te Portimonense, ekipi i fundit në ligë. /IndeksOnline/