75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zgjedhet lojtari më i mirë i muajit te Real Madridi – nuk ka befasi

Gareth Bale e ka fituar çmimin, ”Mahou” duke u shpallur lojtari më i mirë i Real Madridit gjatë muajit gusht.

Tifozët e kishin mundësinë të votonin për lojtarin që ata menduan se luajti më së miri në muajin gusht.

Ky çmim i është dhënë Bales në qendrën stërvitore të klubit në ”Valdebebas” këtë mëngjes.

Ky çmim jepet çdo muaj nga fabrika e birrave e vendosur në Madrid, Mahou.

Bale ka luajtur në të gjitha ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga dhe ka shënuar ndaj Getafes dhe Gironas në gusht./IndeksOnline/

Bale voted Real Madrid's best player of August