Bale shënon ”solo gol” spektakular pas rikthimit në stërvitje me Real Madridin
Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale mund të rikuperohet plotësisht për Real Madridin për ndeshjen ndaj Levantes pasi sot u paraqitë në stërvitje.
Bale ka qenë duke vuajtur nga një lëndim muskulor në javët e fundit, dhe ka munguar në humbjen e Uellsit, 1-4 nga Spanja në Kardif.
29-vjeçari është rikthyer më herët në klubin madrilen nga pushimi internacional – menjëherë pas ndeshjes në Ligën e Kombeve ndaj Republikës së Irlandës, transmeton IndeksOnline.
Dhe ylli i Real Madridit ishte i pranishëm në seancën e sotme stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Levantes.
Bale e impresionoi trajnerin, Julen Lopetegui me lëvizjet e tij, teksa shënoi një ”solo gol” ndaj Thibaut Courtois.
Përndryshe, Real Madridi është që katër ndeshje pa fitore në të gjitha garat, dhe synon ta thyejë këtë ”heshtje” me një fitore bindëse në fundjavë./IndeksOnline/