Përzgjedhësi i Kosovës reagon pas humbjes nga Maqedonia
Kombëtarja e Kosovës në basketboll pësoi sot humbje nga Maqedonia në Prishtinë.
Në kuadër të FIBA Eurobasket 2021, djelmoshat kosovarë u mposhtën nga Maqedonia me rezultat, 73-76.
Dhe tani ka reaguar trajneri i Kosovës, Mulaomerovic, i cili nuk është aspak i kënaqur me lojtarët e tij, transmeton IndeksOnline.
”Ishte një ndeshje mjaft interesante për publikun”.
”Nuansat vendosën ndeshjen, mendoj që dobësitë tona kanë qenë në rotacionin e shkurtë të lojtarëve në krahasim me kundërshtarin dhe kontrollimi i dobët i kërcimeve”, u shpreh selektori i Kosovës./IndeksOnline/