Sulmon burrin në Prishtinë, prokurori e lë të lirë
Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Sipas policisë rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18 në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa e dyshuara për këtë rast pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.