Guardiola tregon se kë dëshiron ta drejtojë pasi të largohet nga Man City
Ai mund të jetë plotësisht i fokusuar te Manchester City tani, por Pep Guardiola është gjithashtu duke menduar për të ardhmen e tij dhe ka thënë se dëshiron ta drejtojë ndonjë Kombëtare.
Derisa nuk përmendi specifikisht se cilën Kombëtare dëshiron ta drejtojë, ai u shpreh hapur për ambiciet e tij.
”Nëse vjen mundësia tek unë, unë do të doja që ta drejtojë një Kombëtare”, tha Pep në një intervistë për Movistar+.
”Jam i sigurtë për këtë. Nëse ata më duan mua, kuptohet”.
Guardiola mund ta marrë drejtimin e Argjentinës, derisa mediat janë duke e lidhur përzgjedhësin, Jorge Sampaoli me një largim.
”Argjentina? Jo, ju lutem!”, u tallë ai kur u pyetë nëse do ta konsideronte Argjentinën.
Ai gjithashtu shtoi se do të donte të rikthehej në La Masia një ditë, ta mbarojë karrierën ku ai e nisi./IndeksOnline/