Sulmohet blogeria pasi publikon fotografinë nga klasi i biznesit në aeroplan
Blogerët zakonisht punën e tyre e bëjnë jashtë vendit, ku vishen, rregullohen dhe udhëtojnë për të mbushur blogun e tyre përplot me risi.
Kështu ka vepruar edhe Harimao Lee nga Hong Kongu, e cila ka publikuar një imazh teksa po udhëtonte me klasin e parë.
Ajo në këtë imazh shihet e shtrirë në kabinën super luksoze, e mbuluar me çarçaf dhe po shijonte shampanjën. Por, ajo që u kritikua nga fansat janë dritat që zakonisht përdoren për zbukurimet e fundvitit. Harimao i kishte vendosur rreth e përqark vetes, duke bërë fansat ta sulmojnë nëpër komente se çfarë i duhen të tillat gjatë fluturimit.
“Cili njeri merr me vete drita në aeroplan” ka shkruar njëri nga komentuesit.
“Po mundohet të sjell romancë dhe glamur në një fluturim? e pabesueshme se sa mundohen të marrim “pëlqime”” ka thënë tjetri komentues.
Kurse tjetri ka thënë se ajo ishte e ulur në ulëset prapa dhe po mundohet të tërheq vëmendje./Indeksonline/