Liverpool vazhdon marshimin në Angli, Shaqiri i jashtëzakonshëm
Nuk mbahet mend ndonjëherë ta ketë nisur më mirë sezonin Liverpooli.
Skuadra e Klopp vazhdon me bilanc të qindpërqind të fitoreve, me skuadrën e Southampton si ‘viktimë’ e radhës, në një fitore me rezultat të pastër prej 3 golash dhe asnjë të pranuar.
Në këtë ndeshje startues ishte futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili bëri një paraqitje fantastike.
Prezenza e tij u vërejt menjëherë në minutën e 10-të, kur pas një goditje të tij, topi preku dy lojtarë për tu futur në rrjetën e kundërshtarit.
— D9INE NEXUS (@D9INE_NEXUS2) September 22, 2018
Matip dyfishoi rezultatin në minutën e 21-të të takimit, pas një asistimi të Arnold.
Joel Matip Goal Liverpool vs Southampton 2-0 pic.twitter.com/rG2gBkZRu5
— sports nepal (@sportsnepal6) September 22, 2018
Goli i tretë i vendasve erdhi përsëri me ndihmën e Shaqirit, ku pas një goditje të fuqishme nga goditja e dënimit, topi preku shtyllën dhe Salah u gjind më së miri për të shënuar gol.
Shaqiri hits the crossbar from a brilliant freekick and Salah follows up with a well needed goal for his confidence. pic.twitter.com/KHocOLpHa6
— Samue (@VintageSalah) September 22, 2018
Liverpool kështu nga 6 takime ka plot 18 pikë, me 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pranuara. /IndeksOnline/