Llapi fiton me përmbysje rezultati, het-trik nga Alidema
Llapi është kthyer me tri pikë nga udhëtimi në Prizren, ku fitoi ndaj Lirisë me rezultat 3:2.
Në këtë mënyrë llapjanët kanë reaguar në mënyrën më të mirë pas situatës së krijuar lidhur me largimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.
Golat për Lirinë i shënuan Fetahaj dhe një autogol nga Sinani. Ndërkohë fitoren Llapit ia siguroi Alidema duke realizuar het-trik. /IndeksOnline/