Ish-ylli i Liverpoolit pritet t’i bashkohet klubit të dhjetë në karrierë
Steven Caulker është duke u stërvitur me Wigan Athletic pasi ish-reprezentuesi anglez pritet t’i bashkohet klubit të dhjetë në karrierë, raportojnë mediat.
Ish-qendër-mbrojtësi i Tottenhamit, Liverpoolit dhe Swanseat, i cili është vetëm 26-vjeçar, është agjent i lirë pasi u largua nga Dundee në verë.
Caulker u largua pavarsisht se kishte edhe një vit në kontratën e tij në ”Dens Park”, transmeton IndeksOnline.
Ai mbajti bisedime javën e kaluar me trajnerin e Wiganit, Paul Cook rreth rikthimit të lojtarit në Angli, shkruan Daily Mail.
Trajneri i ”The Latics” dëshiron ta përforcojë mbrojrjen pasi Dan Burn pritet t’i bashkohet Brightonit në janar.
Dhe Wigani dëshiron që të përforcohet me Caulker që të promovohet në Premier League./IndeksOnline/