Istogu bëhet me dy automjete për shërbime mjekësore
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj ka njoftuar pranimin e dy automjeteve në shërbim të qytetarëve në këtë komunë.
Një Jeep për vaksinim dhe një autoambulancë për shtëpinë e pleqëve në Gurrakoc do të jenë në shërbim tani e tutje për istogasit.
“Sot bëm pranimin e dy automjeteve ,njëra e destinuar per shërbimin e vaksinimit(Jeep)dhe një autoambulancë per shtëpinë e pleqëve në Gurrakoc të blera nga buxheti komunal!Me to mëtojmë të shtojmë efikasitetin në punë!Gjithçka per qytetarin” shkruan drejtori në Facebook./Indeksonline/