Prokuroria konfirmon arrestimin e Shkumbin Demaliajt
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Në një përgjigje për Indeksonline, Beka ka njoftuar se deputeti Demaliaj është ndaluar për 48 orë.
Arsyeja e ndalimit të tij është një deklaratë me mesazh kërcënues ndaj ish prokurorit, Elez Blakaj.
Një ditë më parë për të njëjtën akuzë ishte arrestuar edhe deputeti, Milaim Zeka./Indeksonline/