Tigresha shtatzënë bie në kurthin e derrit, gjendet e ngordhur
Tigër jashtëzakonisht i rrallë ‘Sumatran’ i gjinisë femërore, ishte shtatzënë me dy këlyshë u vra, pasi u kap në kurthin e derrit.
Një tigresh e llojit Sumatran i rrezikuar në mënyrë kritike, me dy të vegjëlit e saj , është vrarë nga një kurth i derrit.
Tigresha katërvjeçare u gjet e ngordhur në një luginë në krahinën indoneziane të Riau, disa ditë pasi u kap në një kurth të derrave.
Kafsha kishte ikur nga kurthi, por asaj tashmë i kishte shpërthyer veshka, transmeton Indeksonline.
Autoritetet gjetën një tigër të ngordhurrreth 150 metra larg nga vendi i kurthit.
Suharyono, kreu i një konservimi lokal të kafshëve të egra, tha: “Ne me shumë keqardhje kemi kuptuar ngordhjen e kafshës së mbrojtur. Tigresha ishte shtatzënë me këlyshë meshkuj dhe femra”.
Zyrtarët thanë se një fshatar i cili pranoi të vendoste kurthe për derrat, është ndaluar për marrjen në pyetje.
Tigrat e Sumatranit janë nëngrupet më të rrezikuara të tigrave, me numër që vlerësohet të kenë rënë në vetëm 400 sosh. /Indeksonline/.