Lionel Messi vjen me fotografi të ëmbël me të birin
Futbollisti Lionel Messi jashtë fushave të blerta është një baba i përkushtuar. Ai është baba i tre djemve, Thiagos, Matteos dhe Ciros, transmeton Indeksonline.
Ciro ka gjashtë muaj që është lindur dhe pasi që është më i vogli ka vëmendje më të madhe. Kështu duket edhe në foton e fundit të postuar nga Messi në Instastory.
Messi nuk njihet shumë për postimin e fotove me fëmijë por sa herë e bën janë foto të ëmbla. Përkundër famës që ka dhe obligimeve të shumta ai gjithmonë gjen kohë për familjen e tij./Indeksonline/