11:13 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet data e rikthimit të Messit pas rikuperimit të lëndimit në krah

Lionel Messi pritet të udhëtojë me Barcelonën drejt Milanos për t’u përballur me Interin në mesjavë në kuadër të Champions Leagues.

Messi ka pësuar një lëndim në krah në ndeshjen ndaj Sevillas më 20 tetor, por është rikuperuar mrekullisht para kohës.

Marca shkruan se Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e grupit B në Champions League, por vetëm nga banka rezervë.

Kështu, ai është rikuperuar para kohës pas frakturës në krah – për vetëm 17 DITË, transmeton IndeksOnline.

Lionel Messi

Barcelona e ka fituar çdo ndeshje në mungesë të tij, përfshirë edhe ”El Clasico-n” ndaj Real Madridit, 5-1.

Mbrëmë, në mungesë të tij, Barcelona regjistroi edhe një fitore dramatike ndaj Rayo Vallecanos, 3-2, me Luis Suarez (2) dhe Dembele (1) që shënuan.

Derisa Messi pritet të jetë i gatshëm për sfidën me Interin, mbetet të shihet nëse ai do të rrezikohet nga trajneri, Ernesto Valverde.

Skuadra katalunase ka nevojë vetëm për një pikë që ta sigurojë plasmanin në fazën e 1/16-tës./IndeksOnline/