U ble vetëm 4 milionë, por tani po e kërkojnë të gjithë
Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piątek po tregon se është një lojtar i shkëlqyer dhe tepër i talentuar.
Polaku ka shnëuar 10 gola për klubin e tij, dhe ka fare pak javë që luan për Genoan, pasi blerja e tij është realizuar gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga klubi polak Cracovia Krakoë.
Tashmë ai shihet si një supersulmues dhe për të kanë shfaqur interes pothuajse gjysma e gjigantëve të Europës ku mund të përmendim skuadra si Barcelona, Juventus apo Inter.