Sassuolo “mace e zezë” për trajnerët e Milanit
Milani sonte ndeshet me Sasuolon në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.
Forma e dobët e skuadrës më së shumti mund t’i kushtoj trajnerit Genaro Gatusso, shkruan indeksonline.
Ka qenë pikërisht Sassuolo skuadra që ka drejtuar drejtuesit kuq e zi të shkarkojnë tre nga katër trajnerët e fundit.
Pas humbjeve nga kundërshtari i sotëm janë shkarkuar Allegri, Sedorf dhe Inzaghi.
Në rast rezultati të dobët një fat të njëjtë mund ta ndjek edhe Genaro Gatuson që nuk po gjen formulën e duhur për ta “ringjallur” Milanin. /IndeksOnline/