17:23 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Milani “ringjallet”nga kriza e lëndimeve

Kriza e dëmtimeve më në fund po zbehet tek AC Milan. Mateo Musacchio dhe Alessio Romagnoli mundtë jenë në fushë për ndeshjen ndaj Bologna-s.

Kuqezinjtë kanë vuajtur javët e fundit për shkak të dëmtuarve të shumtë, sidomos në mbrojtje,me Ignazio Abate që i është dashur të luajë si qendërmbrojtës.

Sipascalciomercato.com, Musacchio është rikthyer të stërvitet me grupin në Milanelo,dhe mund të rikthehet në skuadër që në ndeshjen e Europa League ndaj Olympiacos.

Nëse nuk arrin të luajë të enjte, me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën ndaj Bologna-s në Serie A, ndërkohë që mund të rikthehet edhe kapiteni i klubit Romagnoli.

Mbrojtësi është shumë pranë rikuperimit 100% pas tërheqjes muskulore, dhe ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore ditën e martë.

Ai do të monitorohet nga dita në ditë, por qëllimi është që ai të jetë gati për ndeshjen ndaj Bologna-s.