75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Me ndihmën e KQZ-së dhe Kuvendit, partitë politike po fshehin raportet financiare”

Albert Krasniqi nga Instituti KDI ka bërë të ditur se partitë politike për katër vite radhazi po i fshehin raportet e tyre financiare duke penguar edhe auditivin e financave.

Sipas tij këto parti politike në vend janë duke keqintereptuar ligjin dhe duke buxhetuar më pak sesa vlera e tregut për auditim.

Krasniqi ka theksuar se për të evidentuar keqinterpretimet, Ligji për Financim të Subjekteve Politike është në procedurë të ndryshimit në Qeveri për të cilin u morr edhe opinioni i Komisionit të Venecias, transmeton Indeksonline.

“Ligji në fuqi, përkundër që parasheh mjaftë qartë obligimet e partive politike në raport me transparencën financiare, ato me ndihmën e KQZ-së dhe të Kuvendit, po iu shmangen obligimeve që kanë”, ka shkruar Krasniqi.

Ky i fundit gjithashtu ka publikuar edhe afatet që janë shkelur  deri më sot dhe raportet të cilët nuk janë publikuar nga partitë politike:

– Nuk është kryer auditimi i Raporteve Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 15 qershor 2018);

– Nuk janë publikuar Raportet e auditimit për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 qershor 2018);

– Nuk janë publikuar Raportet Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 korrik 2018);

– Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (afati i paraparë ka qenë më 22 dhjetor 2017);

– Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatë për zgjedhjet lokale (afati i paraparë ka qenë më 22 prill 2018)./Indeksonline/