Dokumenti që dëshmon se ka arritur në kuvend Projektligji për FSK-në
Projektligji për FSK-në ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Në katër vitet e fundit ky projektligj është proceduar tre herë në kuvend, por asnjëherë nuk ka kaluar me sukses, shkruan Indeksonline.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se kësaj radhe do të kalojë me sukses dhe FSK-ja do të shëndrrohet në Ushtri.
Neni 4 i këtij projektligji tregon kompetencat dhe detyrat e FSK-së, të cilat mund t’i shihni në dokumentin e mëposhtëm./Indeksonline/