75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri paralajmëron bashkëlojtarët para ndeshjes me Napolin

Edhe pse aventura e Xherdan Shaqirit tek interi zgjati vetëm gjashtë muaj, tani sulmuesi i Liverpoolit ka folur për njëren prej përvojave të tij të mëhershme.

Zvicerani kishte luajtur 90 minuta ndaj kundërshtarit të sontëm, Napolit me Interin në barazimin, 2-2, dhe ai tani ka folur për atmosferën e gjeneruar në stadiumin, ”San Paolo”.

Pasi që skuadra e Jurgen Klopp është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, Shaqiri pret që të luajë të paktën disa minuta sonte.

Një gjë natyrisht se është e sigurtë – Shaqiri nuk pret reprizë të asaj që ndodhi në miqësoren para-sezonale në Dublin, ku Liverpooli fitoi me rezultat, 5-0, transmeton IndeksOnline.

”Është gjithnjë e veçantë të luash në Napoli. Me Interin aso kohe ishte një derbi i madh, ata e urrejnë njëri-tjetrin”, tha Shaqiri për Standard Sport.

”Para ndeshjes, në autobus, ishte përvojë e vështirë sepse ata kanë tifozë të çmendur. Janë skuadër e mirë dhe kanë luajtur së bashku që disa vite”.

”Jemi përballur me ta në para-sezon dhe fituam 5-0, por kjo ndeshje është totalisht më ndryshe. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

”Sidomos kur ata luajnë në shtëpi, është gjithnjë e vështirë të fitosh si mysafir i tyre”, shtoi reprezentuesi zviceran./IndeksOnline/

Image result for shaqiri inter vs napoli