Liria – Prishtina, stafi mjekësor ka lajme të mira për prishtinasit
Në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, sot Liria është nikoqir i Prishtinës.
Ndeshja do të zhvillohet në pasditën e sotme në stadiumin, ”Përparim Thaçi”, me fillim nga ora, 15:30.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Liria është në vendin e dhjetë me vetëm 6 pikë të grumbulluara, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa, Prishtina nuk është gjithashtu në formë të mirë, ku renditet në vendin e pestë me vetëm 12 pikë sosh.
Sa i përket stafit mjekësor, te Prishtina ka lajme të mira, ku Arago nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe se sot do të jetë titullar.
Por, për shkak të lëndimeve, Mankenda dhe dy mesfushorët, Mustafa dhe Ahmeti do t’i mungojnë sot kryeqytetasve.
Megjithatë, Prishtina ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve cilësor dhe se vetëm me cilvsi duhet ta kapin formën e duhur./IndeksOnline/