10:02 / E Martë, 04 Dhjetor 2018

Munishi kritikon Lirinë: Është dashur ta sjellni italianin më herët

Javë më parë, Liria e Prizrenit e ka emëruar trajner italianin, Alberto Vincenzo Annese.

I ftuar në një emision televiziv, së fundmi, Ismet Munishi e ka komentuar vendimin e Lirisë për ta sjellur teknikun italian në klub.

Në një farë mënyre, Munishi e ka kritikuar klubin prizrenas, duke thënë se Annese është dashur të vijë te Liria më herët, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

“Derisa ai ta mësojë mentalitetin e ligës, përfundon kampionati. Duhet që t’ua mësojë e shqiptojë emrat klubeve e lojtarëve. Ne ua dimë edhe dajtë futbollistëve”.

“Nëse Liria ka projekt afatgjatë, trajneri është dashur që të vijë gjashtë muaj më herët që të njoftohet me ligën”.

”Kjo i bie sikurse unë të shkojë në Kore të Veriut, as nuk e di se me kënd të luajë, as nuk ua di emrat lojtarëve e klubeve. Ndoshta në sezonin tjetër do ta dimë vlerën e këtij trajneri”, theksoi Munishi./IndeksOnline/

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor