75 Mall Live Search
07:15 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Task Forca ndër-ministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Task Forca ndër-ministrore do të mblidhet sot për të diskutuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Gjatë takimit të radhës, do të prezantohen veprimet që kanë ndërmarrë ministritë anëtare në kryerjen e obligimeve ligjore që kanë në fushën e përmirësimit të cilësisë së ajrit si dhe veprimet që do të ndermirën në të ardhmen.

Ky takim do të mbahet në sallën e takimeve në ish objekti “Rilindja”, në ora 14:00.

Vlen të theksohet se Kosova ka problem të madh me ndotjen e ajrit. Ndotja më e madhe theksohet gjatë sezonit të dimrit, e cila është edhe alarmuese për shëndetin e qytetarëve./Indeksonline/