Luis Enrique publikon listën e Spanjës me disa risi, s’e fton yllin e Barcelonës
Luis Enrique e ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës të Spanjës, për ndeshjet ndaj Uellsit e Anglisë.
Enrique përsëri nuk e ka ftuar yllin e Barcelonës, Jordi Alban, shkruan Indeksonline.
Koke, Jonny, Alcacer e Bartra janë katër emrat e ri në listën e selektorit të Spanjës.
Sergi Roberto, Isco, Carvajal dhe Íñigo Martínez mungojnë për shkak të lëndimeve.
Lista e plotë është kjo: