75 Mall Live Search
16:04 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Raketa e Rakitic zgjidhet si goli i javës në Ligën e Kampionëve

Super goli i Ivan Rakitic kundër Tottenham është zgjedhur goli i javës në Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.

Pas një asisti të Coutinhos, kroati nuk mendojë shumë dhe bëri një goditje “volley” që rezultoi me gol në minutën e 28-të duke rritur epërsin e Barcelonës.

“Rakitic shpërblehet për  ‘volleyn” e tij epik” kishte shkruar në postimin e saj UEFA Champions League.

Në garë për këtë çmimin ishin edhe Neymar, Dybala dhe lojtari i Clube Brugge, Goreneveld./Indeksonline/