Dieta bën që ylli i Barçës t’i humbasë dy kilogramë
Deri më tani në vitin 2018, Ivan Rakitic ka luajtur më së shumti minuta se çdo lojtar tjetër i La Ligas dhe potenciali fizik që ai ka është i jashtëzakonshëm.
Përveç kësaj, mesfushori kroat është edhe ndër lojtarët që vrapojnë më së shumti në çdo ndeshje.
Në fakt, Rakitic rrallëherë bie nën 10 kilometra të vrapruar për çdo ndeshje, transmeton IndeksOnline.
Gjendja e tij mund të shpjegohet nga vetëm finalisti i KUpës së Botës në Rusi, i cili ka bërë një ndryshim të madh nga sezoni i kaluar.
Ai është detyruar ta ndryshojë dietën, dhe si rezultat i kësaj, ai nuk ha më pasta, bukë dhe ëmbëlsira.
Ky ndryshim ka bërë që mesfushori i Barcelonës të bie në peshë për dy kilogramë.
”Është duke më ndihmuar shumë”, tha Rakitic, duke iu referuar dietës së tij të re.
”Tani unë ndihem më i lehtë në stërvitje dhe në përgatitjet për ndeshje”.
Deri më tani këtë vit, Rakitic ka luajtur gjithsej në 47 ndeshje./IndeksOnline/