Tabela e Superligës pas javës së nëntë, Feronikeli bindshëm në krye
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshje:
Feronikeli – Kek-u 4:1
Ballkani – Ferizaj 0:1
Drenica – Drita 1:2
Prishtina – Llapi 2:1
Ndërsa sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e mbetura:
Gjilani – Liria 0:1
Trepça ’89 – Flamurtari 2:2
Feronikeli është në krye të Superligës me 23 pikë, pesë më shumë se Prishtina që është në vendin e dytë.
Llapi dhe Flamurtari janë në pozitat tre dhe katër me nga 16 pikë.
Ferizaji, Liria, Ballkani dhe Kek-u janë në pozitat e fundit të tabelës. /IndeksOnline/