Kjo është ministrja që po merr pjesë në paradën e LGBTI-së
Në sheshin e kryeqytetit tashmë kanë nisur të mblidhen qytetarë të cilët po përkrahin organizimin e komunitetit LGBTI, përkatësisht ‘Paradën e Krenarisë’.
Në mesin e pranishmëve është edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Në këto foto të Indeksonline shihet Hoxha e cila po përkrah të drejtat e këtij komuniteti.
Motoja e sivjetme është “Në emër të lirisë”./Indeksonline/