75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Autobusi lëvizë pa drita në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një autobus i linjës Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas është parë sonte duke lëvizur në komunikacion pa drita të ndezura, veprim ky i cili mund të vë në rrezik të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit.

Lidhur me lëvizjen e këtij autobusi pa drita në errësirë, të shqetësuar janë shprehur edhe disa qytetarë të cilët kanë dërguar video në redaksinë e Indeksonline.

Përpos mungesës së dritave, autobusi vërehet të ketë  një shpejtësi mjaft të lartë./Indeksonline/