75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Minuta e 9-të, i gjithë stadiumi në këmbë për Fadil Vokrrin

Ka nisur tashmë loja Kosovë- Maltë.

Ndeshje kjo e cila është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku e gjithë stadiumi është mbushur nga tifozë të zjarrtë e qytetarë të shumtë që po e përkrahin kombëtaren tonë.

Ashtu edhe si në ndeshjen e kaluar, edhe sonte në minutën e 9-të i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke duartrokitur në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri./Indeksonline/