Përfundon pjesa e parë: Dominim i plotë i Kosovës përballë Maltës
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Maltës në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.
Kosova është në epërsi pas pjesës së parë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes e dominoi plotësisht pjesën e parë në të gjitha aspektet.
Golin e epërsisë e shënoi Benjamin Kololli, megjithatë raste të mira për gol lëshuan Vedat Muriqi e Edon Zhegrova.
Kosova e kishte posedimin në këtë fraksion me 68%, ndërsa Malta 32%, teksa djelmoshat kosovar tentuan 11 herë drejt portës malteze.
Në krahasim nga Malta, që bëri vetëm dy goditje./IndeksOnline/