Thaçi nga Armenia: I pashë golat, po e ndërtojmë një ekip fantastik!
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ndonëse nuk mundi të jetë i pranishëm në lojën e Kosovës kundër Maltës, ai nga Armenia ka përcjellur golat të cilat edhe shënuan fitoren e përfaqësues sonë.
Thaçi përmes një shkrimi në rrjetet sociale është shprehur të jetë i gëzuar nga kjo fitore, teksa ka thënë se Kosova po ndërton një ekip fantastik.
Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Lojën nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të reja në të ardhmen.