Pse ndeshja, Flamurtari – Drenica do të zhvillohet në ”Fadil Vokrri”
Në ndeshjen hapëse të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, Flamurtari do të përballet me Drenicën.
Siç e dimë, stadiumi, ”Xhemajl Ibishi” është shtëpia e klubit prishtinas që disa vite.
Megjithatë, derbi i sotëm nuk do të zhvillohet në stadiumin e lartëcekur, transmeton IndeksOnline.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar vetë klubi i Flamurtarit përmes faqes zyrtare në Facebook.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri me fillim nga ora, 14:45.
Kjo për shkak të fushës jo të mirë në ”Xhemajl Ibishi”./IndeksOnline/