75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Dardan Gashi fton diasporën të investojnë në Kosovë

Në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes diasporës dhe Kosovës.

“Pas pavarësimit kemi mendu që investimet e huaja do të jenë motor i zhvillimit, por tash jeni ju diasporë. Qëllimi i këtij takimi sot është se si të përmirësohet ky bashkëpunim. Ju ftojmë të merrni pjesë edhe të merrni pjesë në procesin e privatizimit. Lobimi juaj te ne të jetë më i fortë dhe më konkret. Nëse ne si institucione marrim detyrat tona që invesimet të jenë të sigurta, nuk e kemi kryer punën tonë”.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka ftuar diasporën shqiptare të investojnë në Kosovë, pasi, sipas tij, në këtë mënyrë zhvillojnë vendin e tyre, por përfitojnë ekonomikisht edhe vetë

Limaj u shpreh se Kosova ka shumë nevojë për diasporën. Tutje, ai ka thënë se zhagitja e punëve në Kosovë dhe procedurat burokratike nuk janë të mjaftueshme për t’ia kthyer vendit shpinën. Limaj ka thënë se janë duke punuar që këto probleme t’i zgjidhin.