Operacionet plastike dhe ndryshimi drastik i ish-presidentes Atifete Jahjaga
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vazhdon të jetë tejet aktive dhe mjaftë prezente si në takime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, njësoj edhe të bëhet pjesë e kauzave e tryezave të ndryshme, veçmas kur flitet për viktimat e dhunës seksuale.
Jahjaga gjithnjë ka pasur kujdes të shtuar tek paraqitjet e saj, atë e njohim si një grua elegante, por paraqitjet e saj të fundit po befasojnë, shkruan Indeksonline.
Ish-presidentja krahasuar me paraqitjet e tjera, duket krejtësisht ndryshe si në fizik, me linja, veçmas në fytyrë, ku vërehen edhe ndërhyrjet kirurgjike që po e bëjnë atë duket si një ‘barbikë’./Indeksonline/