75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

57 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave 17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka njoftuar po ashtu se brenda një dite janë shqiptuar 1 193 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/