75 Mall Live Search
15:50 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zëvendëskancelari austriak kundër krijimit të ushtrisë dhe anëtarësimit në Interpol

Zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christian Strache është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të kësaj të fundit në Interpol. Kështu ka thënë vet ai pas takimit që pati me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daciqin në Vjenë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Strache ka thënë se ka ende çështje të hapura në Ballkan që duhet të zgjidhen para se të kalohet te anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

“Hapa të tillë nuk duhet të ndërmerren njëherë, përderisa situata juridike nuk është e sqaruar” citohet të ketë thënë Zëvendës kancelari austriak.

Ndryshe, ky i fundit njihet edhe për deklaratat e tij që vënë në dyshim mbështetjen e shtetit austriak kundrejt Kosovës/Indeksonline/