Pritje madhështore në Pejë; Haradinaj ju flet për vizat, ushtrinë…
Kryeministri i Republikës së vendit, Ramush Haradinaj mbrëmjen e ka mbyllur në një takim të madh në Pejë.
Para më se 600 qytetarëve Haradinaj ka folur për arritjet qeveritare në një vit qeverisje duke potencuar përpjekjet që kanë ndodhur për ushtrinë e Kosovës, liberalizimin e vizave, autostradat e vendit dhe një sërë çështjesh.
Është vërejtur në takim një interesim i qytetarëve për kthimin e vëmendjes së humbur shumëvjeçare të qeverive të shkuara nga komuna e Pejës dhe rrafshi i Dukagjinit, ndërsa që është lavdëruar angazhimi i ekzekutivit për punët që po kryhen në autostradën Prishtinë-Pejë.
Me këtë rast, Ali Berisha zv/ministër i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Pejë, ka ripotencuar se angazhimi dhe vëmendja e Haradinajt për Pejën dhe rajonin e Dukagjinit është obligim moral i kryeministrit për çka ky i fundit është i vetëdijshëm.
“Haradinaj e di se prej nga e ka nisur rrugëtimin! Me kryeministrin Haradinaj, Peja dhe Dukagjini pothuaj pas 15 vitesh, tashmë është kthyer në agjendën e Qeverisë. Nga takimi madhështorë me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj me strukturat partiake në Pejë.”-ka shkruar Berisha pas takimit./Indeksonline/