75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mësoni se për sa para qytetarët nuk do të largoheshin nga Kosova

Instituti për Kërkime Ekonomike ka zhvilluar një hulumtim për pagën ideale në Kosovë që do të parandalonte largimin e qytetarëve nga Kosova.

Hulumtimi i ka përfshirë qytetarët që e shohin alternativë largimin nga Kosova për shkak të papunësisë, rrjedhimisht mungesës së të ardhurave mujore.

Nga rezultatet e hulumtimit del se 36% të qytetarëve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë.

20% të qytetarëve ju mjafton paga 400-600 euro për të mos e lënë Kosovën.

Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve.

Ndërkaq 10% janë përgjigjur se ju mjaftojnë 200-400 euro për të qëndruar në Kosovë.

“Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla”, thuhet në të dhënat e hulumtimit.

Hulumtimi sygjeron se politikat shetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

Temat: