Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri
Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, përcjell KosovaPress.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.