75 Mall Live Search
19:00 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria së shpejti ngre aktakuzë ndaj deputetit Shkumbin Demaliaj

Gjykata e Apelit ka liruar pak më herët deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, nga masa e arrestit shtëpiak.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës shumë shpejt pritet të ngritë aktakuzë ndaj të pandehurit, Shkumbin Demaliaj për veprën penale “Kanosje” sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, lirimin e Demaliajt e konfirmoi për Indeksonline, avokati i tij, Arianit Koci.

Sipas tij, klienti i tij tani nuk ka asnjë masë tjetër të ndalimit.

Ndryshe, Demaliaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Blakaj, ishte prokuror special i  cili kishte hetuar rastin për veteranët./Indeksonline/

Pas Milaim Zekës, lirohet edhe Shkumbin Demaliaj