75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Protesta para Ambasadës shqiptare në Greqi, pas vrasjes së grekut

Siç edhe pritej, trazirat kanë nisur në Greqi. Një protestë është organizuar para Ambasadës Shqiptare në Greqi për vrasjen e Kostandinos Kacifës.

Ky i fundit mbeti i vrarë sot pasi u përplas me armë me policinë në Bularat të Gjirokastrës. Ai konsiderohet edhe si pjesë e Agimi  i Artë.

Në protestë kanë qenë edhe përfaqësues të kësaj partie, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqëson minoritetin grek, të cilët kanë tentuar të hyjnë edhe në ambientet e brendshme.

Forca të shumta policia janë vënë në gatishmëri. /albeu.com/